E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana: “Zëvendësimi ishte i planifikuar”Loriku: “Unë dola, duke pasur parasysh edhe ndeshjen e së dielës (kunder Paris Sën Zhermeni). Unë nuk isha më i nevojshëm për ekipin, për më tepër që isha pak i lodhur, pasi të luash çdo tri ditë pas një d

Kapiteni shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, udhëhoqi për 45 minuta e para ekipin e tij në fitoren 2-1 kundër Ajaksit të Amsterdamit, në takimin e vlefshëm për një të tetat e finaleve te Kupës UEFA.

Megjithëse, bëri një paraqitje solide në pjesën e parë me ndërhyrje shumë të rëndësishme në bllokimin e lojës së holandezëve të Marko van Bastenit, Cana u zëvendësua në pjesën e dytë, duke krijuar edhe dyshime në këtë rast.

Në fakt, te tre golat e takimit u realizuan në pjesën e parë, ndërkohë që Ajaksi mbeti me dhjetë lojtarë në fund të këtij fraksioni.

Është vetë Loriku që shuan çdo dyshim. “Unë dola, duke pasur parasysh edhe ndeshjen e së dielës (kunder Paris Sën Zhermeni). Unë nuk isha më i nevojshëm për ekipin, për më tepër që isha pak i lodhur, pasi të luash çdo tri ditë pas një dëmtimi, kjo është e dukshme. Gjithçka e bëmë për të qenë në kondicionin më të mirë për të dielën. Ekipi nuk kishte nevojë për mua për të bërë diferencën”, - tha Cana gjatë një deklarimi për faqën zyrtare të klubit.

Të dielën, Marseja do të luajë kundër Paris Sën Zhermenit, një ish-skuadër e Lorikut. Cana pohoi gjatë një interviste për mediat franceze se mezi e priste këtë ndeshje: “Na duhet një fitore. Është një ndeshje që mezi pres ta luaj personalisht. Më jep gjithmonë kënaqësi të madhe të luaj atje. “Parc des Princes” është një nga fushat më të bukura për të luajtur në Francë”.

E Premte, 13 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›