E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri: “Më duhet koka e Kapllanit”“Ne kemi nevojë që në një situatë apo një tjetët një lojtar me cilësi të mira në gjuajtjet me kokë”, - tha trajneri i Karlsruhes, Edmund Beker për agjencinë e lajmeve gjermane, dpa.

Edmond Kapllani do të luajë nga minuta e parë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Karlsruhes, ajo kundër Arminia Bielefeldit në supersfidën e mbijetesës në Bundesligën 1 gjermane. Sulmuesi shqiptar (15 ndeshje këtë sezon/asnjë gol) do të jetë partneri në sulm i Sebestian Frajs (shtatë gola këtë sezon). 

“Ne kemi nevojë që në një situatë apo një tjetët një lojtar me cilësi të mira në gjuajtjet me kokë”, - tha trajneri i Karlsruhes, Edmund Beker për agjencinë e lajmeve gjermane, dpa.

Sipas saj, sulmuesi shqiptar ia jep këtë garanci trajnerit në ndeshjen në shtëpi kundër Arminia Bielefeldit. Karlsruhe është skuadra që ka shënuar më pak gola, vetëm 18 në 23 ndeshje.

Mesazhi përpara duelit për mbijetese me Arminia Bielefeldin është i qartë: “Die Elf” (11-shi) i Edmund Bekerit duhet të fitojë. Përndryshe, lamtumirë Bundesliga 1.

Sipas revistës gjermane “Kicker”, trajneri i Kalrsruhes ka vendosur të ndryshojë taktikë e të luajë me dy sulmues.  Njëri vend i përket Sebastian Frajs (shtatë gola), ndërsa në luftën për vendin e dytë, Edmond Kapllani ka fituar duelin me Mahir Saglik.

Në ndeshjen e fazës së parë, Karlsruhe fitoi 2-1 në transfertë me Arminia Bielefeldin (golat nga Porcelo e Frajs), ndërkohë që Kapllani luajti si zëvendësues nga minuta e 80-të në vend të australianit Xhoshua Kenedi (edhe ky pa gol gjatë këtij sezoni).

E Premte, 13 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›