Cana bëri profetin, kualifikohet MarsejaLorik Cana, i cili e nisi takimin kundër Tuentes nga minuta e parë, sipas komentin e faqes zyrtare të Marsejës, bëri një punë të madhe në mbrojtje, duke nxjerrë jashtë loje sulmuesin kryesor të Tuentes, N

Rikthehet kapiteni Lorik Cana dhe Olimpiku i Marsejës kualifikohet falë gjuajtjeve të penalltive për në çerekfinalet e Kupës UEFA. Cana gjatë një interviste para ndeshjes kishte pohuar se Marseja do t’ia dilte të kualifikohej.
Skuadra franceze fitoi me Tuenten (0-1), ashtu siç kishin bërë dhe holandezët në ndeshjen e parë në Francë (0-1). Pas 90 minutave të dyta rezultati i përgjithshëm i dy takimeve shkoi në 1-1, duke i çuar dy skuadrat në kohën shtesë, ky nuk pati më gola. Në gjuajtjet e penalltive, Marseja fitoi 7-6, duke u kualifikuar për më tej.
Lorik Cana, i cili e nisi takimin kundër Tuentes nga minuta e parë, sipas komentin e faqes zyrtare të Marsejës, bëri një punë të madhe në mbrojtje, duke nxjerrë jashtë loje sulmuesin kryesor të Tuentes, N’Kufo, ky i fundit humbi edhe penalltinë për formacionin e Stiv Meklarenit.
Lorik Cana u zëvendësua në minutën e 94-t të takimit nga mesfushori tjetër shkatërrues i Marsejës, Modest M’Bami (realizoi me penallti).
E Enjte, 26 Shkurt 2009