Ada: Duam serish fitore me Naftetarin " Jemi në një gjendje të mirë sportive dhe morale. Djelmoshat janë shumë të motivuar për tu paraqitur sa më sukseshëm në këtë përballje", ka thënë Krepi. Realisht nuk është për tu befasuar nga këto deklara

Nga Anton ZALLI- "Synojmë një rezultat pozitiv ndaj Naftëtarit", kështu është shprehur tekniku i velipojakëve Kreshnik Krepi. Pak ditë përpara takimit ndërmjet Naftëtarit dhe Adës , drejtuesit e këtyre të fundit janë shumë optimistë për mbarëvajtjen e këtij takimi, në favor të tyre.
Duke u bazuar të gjendja aktuale e ekipit dhe nga paraqitja e mirë gjatë senacave stërvitore Krepi sqaron se sportistët e tij shkojnë me një motivim të veçantë. Duke sjellë në kujtesë fazën e parë ku Ada arrin të fitoje më një rezultat të thelle ndaj Naftëtarit, velipojakët kërkojnë të përsërisin përsëri të njëjtin sukses.
" Jemi në një gjendje të mirë sportive dhe morale. Djelmoshat janë shumë të motivuar për tu paraqitur sa më sukseshëm në këtë përballje", ka thënë Krepi. Realisht nuk është për tu befasuar nga këto deklarata, pasi Ada po vërteton më së miri se po rritet dita ditës.
E Premte, 27 Shkurt 2009