E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana flet si lider: Do të jap gjithnjë maksimumin tek Lacio

Cana flet për sezonin tek Lacio: Superkupa e Italisë objektivi i parë

lorik-cana-lazio_copyLacio vazhdon të punojë për sezonin e ri mes një grupi miks me të rinj dhe ata me eksperiencë. Kush ka shumë për tu mësuar të rinjve është pikërisht Lorik Cana, që më në fund ka nisur të jetojë një sezon si protagonist tek Lacio. Kapiteni i kombëtares shqiptare ka gjetur veten në rolin e qendërmbrojtësit dhe vë kandidaturën në mënyrë prepotente për të qenë padroni i ardhshëm i mbrojtjes së Lacios. Dje, Luftëtari (siç thirret tek lacio_ ka dhënë një intervistë të gjatë për Lazio Style Channel, ka folur për shumë tema.

Është impresioni që jeni një grup i mirë me një harmoni të madhe, është vërtet kështu?
Tashmë u bënë disa vite që luajmë së bashku dhe kjo ndihmon për të përmirësuar raportet dhe për të ndihmuar të rinjtë, që duke gjetur një ambient pozitiv, mund të japin një kontribut të mirë. E dimë që është një fazë e rëndësishme se sezonit dhe fitorja e Kupës lehtësoi ambientin, por kjo fitore duhet të na japë shtysa të mëtejshme.
Sa iu pëlqen dashuria e tifozëve?
Për çdo skuadër publiku është fondamental, ne jemi me fat që kemi kaq shumë tifozë fantastikë që janë të njohur për historinë e tyre për të mbështetur gjithnjë skuadrën duke e bërë më fituese. Në vitet e fundit skuadra ka gjetur dimensionin e vet dhe është bërë akoma më ambicioze. Ne provojmë të jemi shumë të disponueshëm për tifozë, por nuk është e lehtë me stërvitjet, por është një detyrë për ne të ripaguajmë sa më shumë të jetë e mundur.
Mendoni që tani për Superkupën ndaj Juventusit?
Një mendim e kemi të gjithë. Por megjithatë tani jemi të fokusuar në punën e përditshme, secili ka nevojat e tij dhe kërkon të rogjeje nivelin e duhur fizik duke superuar problemet personale. Jemi mjaft të kujdesshëm ndaj këshillave të trajnerit dhe kemi ende shumë për të bërë para kësaj ndeshjeje.
Objektivat për sezonin e ardhshëm?
Për skuadrën objektivat janë të qartë, nuk ndryshojnë shumë nga vit në vit. Pas tre vitesh mjaft pozitive, ndër të cilët të fundit e mbyllëm me një trofe të rëndësishëm, kemi treguar që të paktën e meritojmë një vend në Europa League, por edhe Champions League do të jetë një objektiv i yni. Unë ende nuk e kam kapërdirë çerekfinalen e vjetshme të Europa League, sepse kemi një skuadër që mund të bëjë më shumë. Tani do të kërkojmë të fitojmë Superkupën, edhe pse përpara nesh do të jetë skuadra më e fortë në Itali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›