Cana habit me korrektësinë dhe dashamirësinë ndaj tifozëve
Për tifozët shqiptarë dihet mjaft mirë se çfarë përfaqëson Lorik Cana brenda dhe jashtë fushe. Në të dyja ai është një lider, luftë burrërore në fushë, tolerant dhe dashamirës me tifozët. Por këtë, lacialët e kanë zbuluar vetëm gjatë këtyre ditëve. Madje, në specialen që tuttomercatoëeb i ka kushtuar grumbullimit bardhekaltër, është ndalur shumë te shqiptari që ka mbërritur vetëm pak ditë më parë nga Gallatasaraji. “Është folur shumë, por ende nuk është nënvizuar serioziteti i madh i Lorik Canës, që përkthen për Klosen dhe i jep këshilla Luçiç. Mesfushori shqiptar është një nga ata që në fund të stërvitjet qëndron më gjatë me tifozët. Firmos autografe dhe bën fotografi me ta. Në pasditen e djeshme (pardjeshme), mbërriti një familje nga Shqipëria pikërisht për të takuar idhullin e tyre dhe ai i priti krahëhapur bashkëkombasit e tij, duke folur me ta për aventurën e tij të re në skuadrën ku ka firmosur së fundmi. Loriku, në kuadratin jeshil të befason me shpirtin luftarak dhe profesionalizimin, nuk bën kurrë asgjë që nuk shkon, kurrë një shpërqëndrim. Përkundrazi, qëndrimi i tij jashtë fushe është krejtësisht i kundërt ku u fal buzëqeshje tifozëve nëpër rrugët e Auronzos.”