Cana i padisponueshëm për Marsejën edhe këtë javë
Marsejë - Lorik Cana do t’i mungojë skuadrës së Marsejës edhe në përballjen e kësaj jave me Monakon. Afati për rikuperimin e tij ishte caktuar data 15 shkurt, por kapiteni i marsejezëve nuk është akoma në gjendje të luajë për shkak të dëmtimit në gju.
“Për sa i takon gjendjes së Lorikut, më parë duhet të shohim sesi do të reagojë gjuri i tij ndaj stërvitjeve me pjesën tjetër të skuadrës”, deklaron trajneri i Olimpikut të Marsejës, Erik Gerets.
Futbollisti shqiptar filloi të vrapojë pas dy muajve pushimi ditën e premte. Sipas të gjitha gjasave Cana nuk do të jetë i gatshëm as në ndeshjen kundër Tuentes për Kupën Uefa, e cila do të luhet ditën e enjte.