E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, këmbëbarë me Sandërlendin, “macet e zeza” fitojnë me Sëlltikun

Lorik Cana e nisi aventurën angleze me fanellën e Sandërlendit- skuadra e tretë në karrierën e mesfushorit shqiptar – me një fitore të bukur kundër Sëlltikut të Gllazgout (2-1), edhe pse flitet për një ndeshje miqësore, por të zhvilluar në Skoci, dhe që shërbeu për rekordmenët skocezë si një test i humbur përpara përballjes në kuadër të ndeshjes së dytë të kualifikuesve të Ligës së Kampioneve kundër Dinamos së Moskës. Ish-kapiteni i Marsejës u bashkua para fillimit të takimit me korin e atyre që duartrokitën, thirrën emrin dhe treguan respektin e duhur për ish-lojtarin e Anglisë dhe Njukasëllit, Sër Bobi Robsonin, të ndarë nga jeta pas sëmundjes së rëndë me kancer. Golat për formacionin e “maceve të zeza” të Sanderlendit u shënuan nga Kieran Riçardosn dhe Kenjuin Xhons, duke i dhuruar një fitore të merituar trajnerit Stiv Brus. Mark Krosas realizoi golin e flamurit për Sëlltikun. Loriku hyri në lojë në minutën e 62-të, kur rezultati ishte 0-2 për Sanderlendin, në të njëjtën minutë si dhe Frejzër, blerja tjetër e Sandërlendit. Për Sanderlendin kjo ishte fitorja e dytë rresht, pas miqësores së fituar me Atletikon e Madridit (2-0).

Ismaili, eurogol kundër Shtutgartit

Lojtari i talentuar shqiptar, Shaban Ismaili, shënoi një gol të jashtëzakonshëm në humbjen e 4-1 skuadrës së tij Sonenhof Grosaspah (Liga e tretë) kundër të Shtutgardit, të vlefshëm për Kupën e Gjermanisë. Ismaili është huazuar te Grosaspah, pikërisht nga ekipi i dytë i Shtutgartit.

E Shtune, 01 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›