E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënon Bylykbashi, goli nuk mjafton

Dorian Bylykbashi shënoi me penallti për Krivbasin (64’), por goli i kapitenit shqiptar nuk i mjaftoi ekipit të tij, që humbi 3-1 me Dinamon e Kievit në javën e tretë të kampionatit ukrainas. Isli Hidi nuk ishte në portë, ndërkohë që vetëm Bylykbashi e Bulkun laujtën minuta të plota, ndërsa Agolli hyri si zëvendësues në minutën e 63-të. Zarja e Parid Xhihanit humbi 1-0 në shtëpi me Dnjeprin. Sulmuesi kavajas luajti gjatë gjithë takimit.

Barazon Kievo e Bogdanit

Kievo e Erjon Bogdanit barazoi 0-0 në miqësoren me Uest Bromuiçin, takim i zhvilluar në Birmingam të Anglisë. Veronezët e italianë kanë vuajtur jo pak në fushë kundër një skuadre që sezonin e kaluar zbritën në Serinë B angleze, Championship. Pak ditë më parë, Bogdani shënoi një gol në fitoren 5-0 të Kievos kundër një Xhenoa 1, një formacion i përbërë nga australianë që jetojnë në Xhenoa të Italisë.

E Shtune, 01 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›