Cana, “maçoku” i gjashtë në KombëtareGjashtë lojtarë titullarë të “maceve të zeza”, përfshirë edhe Lorik Canën, do të përfaqësojnë Kombëtaret e vendeve të tyre në ndeshjet ndërkombëtare të datave 14 dhe 18 nëntor.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Sandërlendi është shndërruar në një skuadër miks-kombëtaresh. Gjashtë lojtarë titullarë të “maceve të zeza”, përfshirë edhe Lorik Canën, do të përfaqësojnë Kombëtaret e vendeve të tyre në ndeshjet ndërkombëtare të datave 14 dhe 18 nëntor.
Sipas faqes së Sanderlendit, kapiteni Lorik Cana, i cili mungoi në ndeshjen e Totenhemit për shkak të pezullimit, do të jetë në aksion për Shqipërinë në ndeshjen kundër Estonisë. Portieri Marton Fulop do të përfaqësojë Hungarinë në ndeshjen kundër Belgjikës.
Mbrojtësi Paulo Da Silva do të luajë për Paraguain e tij kundër Katarit dhe Holandës. Dyshja irlandezoveriore, David Healy dhe Xhorxh MekKartni do të luajnë kundër Serbisë. Sulmuesi Darren Bent do të përfaqësojë Anglinë në ndeshjen kundër Brazilit.
Numri i klikimeve - 401
E Merkure, 11 Nentor 2009