E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, Partizani – Ada 2-1Partizani, që bën pjesë në grupin B, do të përballet në turin e dytë të edicionit të 58-të Kupës së Shqipërisë me Teutën.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Partizani falë fitores 2-1 me Adën e Velipojës në ndeshjen e kthimit të turit të të parë të Kupës së Shqipërisë ju bashkua 14 skuadrave të kualifikuara për në turin e dytë të edicionit të 58-të të këtij kompeticioni. 

Partizani i realizoi dy golat në harkun e tri minutave, kur më parë 23-vjeçari Ardjan Beqiri shënoi në minutën e 13-të dhe 20-vjeçari Alban Dashi dyfishoi shifrat në të 15’.

Ada iu kundërpërgjigjn me Arsen Hajdarin në minutën e 66-të, por goli i 20-vjeçarit velipojak ishte i pamjaftueshëm, pasi ndeshja e parë në Velipojë kishte përfunduar 0-0.

Partizani, që bën pjesë në grupin B, do të përballet në turin e dytë të edicionit të 58-të Kupës së Shqipërisë me Teutën.

Partizani është skuadra me më shume trofe në Kupën e Shqipërisë, 15 të tilla, i ndjekur nga dy rivalet e përjetshme, Tirana e Dinamo, me nga 13 secila.

Të mërkurën e kaluar prenë nga një biletë për në 16 më të mirat e Shqipërisë: Tirana, Dinamo, Shkumbini, Besa, Kastrioti, Besa e Lushnja nga grupi A dhe Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Apolonia, Skënderbeu, Gramozi e Kamza nga grupi B.

Turi i Dytë i Kupës së Shqipërisë propozon çifte interesante si në grupin A ashtu dhe në atë B. Deri tani janë njohur 15 skuadrat e kualifikuara nga turi i parë. Ndeshjet e para të turit të dytë do të luhen, më 25 nëntor 2009.

TURI I PARË
NDESHJET E KTHIMIT

GRUPI B
PARTIZANI-ADA 2-1
Shënues: Beqiri 13’, Dashi 15’/ Hajdari 66’
Ada-Partizani 0-0 

TURI I DYTË

GRUPI A
Lushnja-Tirana
Bylis-Dinamo
Kastrioti-Shkumbini
Laçi/Besëlidhja-Besa

GRUPI B
Kamza-Vllaznia
Partizani-Teuta
Gramozi-Flamurtari
Skënderbeu-Apolonia


Numri i klikimeve - 403
  E Merkure, 11 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›