Cana, me i miri edhe me United

Mesfushori shqiptar eshte perzgjedhur si futbollisti qe beri diferencen edhe per sfiden kunder Manchester United, ku te besuarit e Stiv Brus barazuan 2:2 ne “Olld Traford”.
Cana mori 36.3 per qind te votave te me shume se dymije e dyqind tifozeve. 26-vjeçari u cilesua si nje prej lojtareve vendimtare ne piken e marre ne fushen e veshtire te kampioneve te Anglise.
I dyti ne sondazhin e kesaj sfide u klasifikua Andi Reid, me 14 per qind te votave, ndersa ne vendin e trete ishte Majkell Terner me 10.6 per qind. Kjo eshte hera e gjashte ne dhjete ndeshje te luajtura deri me tani, qe Lorik Cana vleresohet si “Lojtari me i Mire” i Sanderlendit.
Me pare kapiteni i “maceve te zeza” ishte vleresuar edhe per paraqitjet e mira ne sfidat e Premierliges kunder Çelsit, Bllekbernit, Stok Sitit, Hull Sitit dhe Volverhemptonit.