E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diaz: Duhet të mbështesim Maradonën

Legjenda argjentinase Ramon Diaz mendon se trajneri i përfaqësues së Argjentinës, Diego Maradona, ka nevojë për gjithë mbështetjen e mundshme, që të luftojë për kualifikimin e kombëtares së tij në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
"Ajo që duhet të bëjmë është ta mbështesim Maradonan dhe ekipin kombëtar. Duhet të kualifikohemi, dhe është e rëndësishme ta mbështesim Diegon. Situata aktuale nuk është e lehtë, ai po jep maksimumin ashtu që gjërat të shkojnë mirë, dhe ju duhet ta admironi për këtë gjë".
Argjentina duhet t'i sigurojë të tria pikët në ndeshjen e të shtunës kundër Perusë ashtu që të mbetet në garë për një vend në Afrikën e Jugut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›