Cana mund të largohet nga Galatasaray

Fakti që Lorik Cana nuk u largua nga Gallatasaray në afatin kalimtar të dimrit, nuk do të thotë se mesfushori shqiptar mund të qëndrojë për një kohë të gjatë te klubi turk. Në fakt, babai i 27-vjeçarit, Agim Cana ka lënë të hapur çdo diskutim të mundshëm për të ardhmen e kuqeziut, i cili është shndërruar në një element mjaft të rëndësishëm për verdhekuqtë.
Trajneri rumun i Galatasarayt, Gheorge Hagi e cilëson titullar të padiskutueshëm Canën, ndërsa gjatë janarit drejtuesit e klubit kanë refuzuar ofertat nga Aston Villa, Bolton e Fulham në Premier League dhe Lazio në Serinë A. Por, babai i mesfushorit, Agimi, foli me garanci vetëm për periudhën deri në fund të sezonit, por kjo nuk do ta frenojë interesimin e skuadrave të tjera në merkaton e verës.
“Interesimi i klubeve angleze dhe atij italian është i vërtetë, por klubi dhe Loriku zgjodhën të vazhdonin bashkëpunimin. Por, të paktën deri në maj, djali im do të luajë me Gallatasarayn” tha ai.