Argjentine kampionet fitojne 2-1

Kampionët e Argjentinës Estudiantes rikthehen tek fitorja, pas dështimit të javës së kaluar, duke kaluar 2-1 Neuell's Old Boys, në ndeshjen hapëse të kampionatit Clausura në La Plata. Estudiantes, që ka zgjedhur Eduardo Berizzo si trajnerin e skuadrës, pas dorëheqjes së papritur të Sabellas, ka kaluar në avantazh pas vetëm 13 minutash lojë. Sulmuesi Gaston Fernandez është treguar i saktë pas pasimit të të Enzo Perez, duke mposhtur portierin.
Perez është iniciatori edhe për golin e dytë, kur ka shërbyer për Gabriel Mercado në minutën e 24. Estudiantes mund të kishte shënuar një tjetër gol përpara fundit të pjesës së parë, por portieri i Neuells, Sebastian Peratta, ka pritur 11 metërshin, pas pengimit të Perez nga Rolando Schiavi.
Kampionët janë shfaqur më të lodhur në pjesën e dytë dhe Neuells është munduar të futet në lojë. Sulmuesi Claudio Bieler nuk shënon në një pozicion shumë komod dy minuta nga fundi, ndërsa goli i ngushëllimit vjen në fund të lojës, me anë të zëvendësuesit, Juan Manuel Cobelli. Në sfidën tjetër, Velez Sarsfield, në vendin e dytë pas Estudiantes në kampionatin e Aperturas, ka rikuperuar dy gola për të barazuar 2-2 me Independiente.