Cana, në formacionin ideal të Ligës 1

Lorik Cana është propozuar si një nga 11-lojtarët e formacionit ideal të Ligës 1 franceze, kampionatit që konsiderohet si i pesti për nga rëndësia në Europë, pas atyre të Italisë, Spanjës, Anglisë dhe Gjermanisë. Paraqitja e mirë të Olimpikut të Lionit në Ligën e Kampioneve i ka bërë specialistët e futbollit të hedhin sytë te kampionati francez ku militojnë shumë lojtarë cilësorë. "Marsejezi Lorik Cana është një nga më të mirët në rolin e tij dhe me gjithë veprimet e tij zëmeruese, ai qëndron efikas në rikuperimin e topave dhe puna e tij për Olimpikun e Marsejës që nga fillimi i sezonit është e dallueshme"
Ja dhe lista e propozuar dhe e publikuar në sitin francez football.fr
Portier: Gregori Kupe
Mbrojtës: Kris, Mario Yepes, Mensah, Tafforeau,
Mesfushorë: Rio Mavuba, Benoit Cheyrou, Lorik Cana, Florent Malouda
Sulmues: Pauleta, Savidan.