E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu fiton me Adën. Beselidhja - Tomori 4 - 0

Skënderbeu arriti një fitore minimale 1-0 në shtëpi me Lacin, por të mjaftueshme për të marrë pikët e plota, duke arritur kështu fitoren e pestë në po kaq javë. Për korcarët, golin e vetëm e shënoi Tocuku në minutën e 5-të. Edhe Gramshi fitoi me të njëjtin rezultat 1-0 me Bilisht Sport me gol të shënuar nga Muca (82').
Besëlidhja shkatërrori Tomorin me rezultatin e thellë 4-0. Dy gola per skuadrën lezhjane u shënuan nga beratasi Klodian Arbëri (27', 66'), Gruda 30' dhe Ivanaj 46'.
Në katër takimet e para të javës së pestë në Kategorinë e parë, kanë fituar ekipet vendase. Erzeni fitoi 1-0 me Turbinën, falë golit të Arapit (75'), Lushnja me Sopotin (3-1): gola të Elezit 930'), Celës (86', pen), dhe Boricit (93') për lushnjarët, Hajdari shënoi në të 57' (pen) për Sopotin. Ada arriti fitoren e parë në kampionat duke mposhtur Pogradecin 2-1: golat nga Kreko (43') dhe Goga (60') për Adën, ndërsa Pepa (70') realizoi për Pogradecin. Burreli fitoi në shtëpi me Tepelenën me rezultatin e ngushtë 1-0: gol i Nikës në të 78.

Ndeshjet e javes 5-te

Skënderbeu 1
Laci 0
Shënues: Tocuku 5'
Gjyqtarë: A. Janku, S. Bezhani, L. Mustafaraj.
Stadiumi "Skënderbeu", Korcë.

Gramshi 1
Bilishti 0
Shënues: B. Muca 82'
Gjyqtarë: B. Pashaj, D. Koreshi, M. Mehmeti.
Fusha Sportive, Gramsh.

Besëlidhja 4
Tomori 0
Shënues: Arbëri 27', 66', Gruda 30', Ivanaj 46
Gjyqtarë: K. Meta, D. Rexha, F. Elezi
Stadiumi "Besëlidhja", Lezhë.

Dje

Ada 2
Pogradeci 1
Shënues: Kreko 43', Goga 60'/ Pepa 70'
Gjyqtarë: Sh. Guce, R. Zhuli, S. Avdo.
Stadiumi "Besëlidhja", Lezhë.

Erzeni 1
Turbina 0
Shënues: Arapi 75'
Gjyqtarë: S. Cekaj, S. Zeka, E. Doda.
Stadiumi "Tofik Jashari", Shijak.

Lushnja 3
Sopoti 1
Shënues: Elezi 30', Cela 86'(11-m), Borici 93'/ Hajdari 57'(11-m)
Gjyqtarë: S. Velcani, G. Koka, F. Lamaj.
Stadiumi "Roza Haxhi", Lushnjë

Burreli 1
Tepelena 0
Shënues: Nika 78'
Gjyqtarë: A. Lulaj, G. Maloku, A. Mali.
Fusha Sportive, Burrel

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›