Canaj: Gjyqtarët të shkojnë në ProkuroriGjykimi i Kridens Metës dhe humbja e Gramozit me Lacin solli skena tmerri në fund të ndeshjes.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Trajneri i Gramozit, Agim Canaj, akuzoi treshen e gjyqtarëve me në krye Kridens Metën, duke pohuar se arbitri nuk ka një penallti dhe i mohoi një gol kolonjarëve në ndeshjen Gramozi-Laçi (1-2, java 13, Kategoria Superiore). Gjatë një interviste për gazetën “Sport Ekspres”, Canaj tha se gjyqtarët nuk janë treguar të drejtë me Gramozin në atë ndeshje: “Kemi të drejtë që të jemi të rezervuar, sepse nuk na është dhënë ajo që kemi merituar. Në këtë ndeshje u godit skuadra kolonjare, u godit i gjithë qyteti. I kam kërkuar presidencës të bëjë investigime. Unë e di që histori të tilla mund të përfundojnë në Prokurori”.
Në fakt, gjykimi i Kridens Metës dhe humbja e Gramozit solli skena tmerri në fund të ndeshjes. Sulmuesi i Laçit, Jetmir Nino, rrezikoi jetën në Ersekë në ndeshjen Gramozi-Laçi (1-2, java 13). Futbollisti laçjan u godit me shkelma e grushte në hyrje të dhomave të zhveshjes. Nino shkëmbeu fjalë me tone të ashpra me sulmuesin e Gramozit, Genn Hyseni (autori i golit të vetëm të kolonjarëve), dhe ky i fundit e goditi me grushta. Pas kosovarit ndaj Ninos qëlluan edhe lojtarë të tjerë të Gramozit. Nino ra pa ndjenja dhe u dërgua me ambulancë, ku mjekët e risollën në vete. Tifozët e Gramozit sulmuan me gurë dhe autobuzin e Laçit.
Numri i klikimeve - 1801
E Marte, 08 Dhjetor 2009