Canaj: Jo kompromis në kampionat

Fair Play, apo kampionat i ndershëm, duket se po mbetet vetëm një term në kampionatin shqiptar. Java e 24 e Superligës, nuk bëri gjë tjetër vecse shtoi dukshëm, atë që po konstruktohej me bisedime e prapaskena në fazën e tretë të turneut. Nuk mjaftojnë përpjekjet e skuadrave për ti shpëtuar mbijetsës, sepse tolerimet dhe favoret kanë filluar..
"Ne kemi luajtur dhe me tre sulmues në fillim, dhe me dy. Gjithmonë kemi qenë në sulm, mendoj që patëm mundësira që ta fitonim ndeshjen dhe këtë e realizuam dhe shpresoj që mbase kampionati do të ketë pak ndershmëri, dhe gjërat në vazhdimësi, të paktën mos ndodhin këto që ndodhën në këto javë që ne pamë", thotë Agim Canaj, trajner i Gramozit.
Skënderbeu merr katër fitore radhazi, duke mundur edhe kryesuesen e kampionatit Dinamon. 7 gola në 21 minuta janë shënuar në Korcë, ndërsa Skënderbeu në katër ndeshjet e fundit ka lëvizur nga vendi i fundit në të 10 me 27 pikë, ndërkohë që në 20 javët pararendëse kishte grumbulluar vetëm 15 pikë. Kastrioti në dy javët e fundit fiton kundër skuadrave të vendit të dytë dhe të tretë: Tiranës e Besës, duke u mbajtur me 29 pikë jashtë zonës së rënies për momentin, e të mendosh që ka ende 9 ndeshje për tu luajtur.
Eno Skarço