SHISH, shtyhet miratimi i draftit. Meta: Do të presim mendimin e NATO-s
Projektligji per disa ndryshime ne funksionimin e SHISH nuk do te votohet ne Kuvend pa marre parasysh te gjitha sugjerimet e NATO-s. Fakti konfirmohet nga zevendeskryministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta.
"Natyrisht që ka nevojë për një rishikim, apo edhe për një përmirësim të
tij. Sigurisht që kjo do të bëhet në konsultim të ngushtë me të gjithë
partnerët tanë ndërkombëtarë. Në radhë të parë me Bashkimin Evropian ku
duam të anëtarësohemi, dhe me NATO-n ku jemi anëtarë", tha Meta.
Meta vlerësoi si te domosdoshem ndryshimet e propozuar per funksionimin e SHISH-it pasi sipas tij ligj aktual eshte i vjeter dhe nuk i pergjigjet sfidave te reja te kohes. Por ai nënvizoi se te gjitha keto ndryshime do te behet ne konsulte me Bashkimin Evropian dhe NATO-s. Pak kohe me pare zyra e sigurise prane NATO-s, erdhi ne leter ne drejtim te qeverise shqiptare ku i behej thirrje asaj te mos e miratonte ndryshimet ne ligj per SHISH pa u konsultuar me pare me keto struktura.
"Në këtë drejtim, raportet tona me NATO-n janë shumë konstruktive, dhe çdo përmirësim i tij do të jetë sipas standardeve të NATO-s", vijoi Meta. Vlen te permendet se drafti ligjor per SHISH i propozuar nga qeveria eshte kundërshtuar hapur edhe nga ambasadori amerikan ne Tirane John Withers.
Bledian Koka Azhornuar së fundi ( e martë , 23 mars 2010 )