E Shtunë, 31 Tetor 2026

Canaj ne kerkim te talenteve

Trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj vazhdon testimet me lojtarët e rinj. Sipas ish-trajnerit të Dinamos, nga grupi i futbollistëve do të evidentohen 4-5 më të mirët, për t'u bashkuar më pas me ekipin e parë në përgatitjet, që skuadra shkodrane do të nisë për Kupën UEFA. Vllaznia ka firmosur me Dritan Smajlin, teksa firma e Elvis Sinës ende nuk është hedhur në kontratë. Objektiva mbeten edhe Daniel Xhafaj e nigeriani Abraham. Gjithsesi, një listë e qartë e kuqebluve do të bëhet, më 11 qershor kur dhe do të nisin përgatitjet për Kupën UEFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›