Shkumbini kerkon sherbimet e Hidit dhe Bulkut

Shkumbini kreu likuidimin e plotë financiar të futbollistëve për sezonin 2007-2008, ndërkohë që presidenti Xhavit Ismaili është duke menduar seriozisht për sezonin e ardhshëm.
Dy nga lojtarët e kërkuar së fundi nga bosi peqinas janë futbollistë të ekipit kombëtar: portieri Isli Hidi dhe mesfushori shkatërrues Ervin Bulku. Rezart Dabulla, i cili konfirmoi se do të luajë edhe një sezon tjetër me Shkumbinin, është edhe autori i ndërmjetësimit midis presidentit dhe lojtarëve.