Candice Swanepoel magjepsëse me bikini

Modelja e "Victoria's Secret Angel" Candice Swanepoel ka pozuar në një shërbim fotografik të radhës, këtë herë në një peisazh si ai i plazhit të St.Barts, ku ka udhëtuar pasi ka marrë aprovimin e mjekut, sepse së fundi Candice ishte sëmurë me grip.
Mirëpo duket se ia ka dalë mbanë me sukses për të hedhur sëmundjen pas krahëve.
Bukuroshja afrikano-jugore ka bërë atë që di ta realizojë më mirë, duke treguar trupin e saj mahnitës përmes një bikini joshës. Format marramendëse, të shoqeruara me sytë e saj ngjyrë blu kanë bërë gjithcka shumë magjepsëse, për t'u parë e shijuar qoftë edhe nga larg, përmes fotove të realizuara nga Candice./Indeksonline/