E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elina, vjen në Prishtinë

Këngëtarja Elina Duni vjen me një koncert në Prishtinë , në vijim të turneut të saj ballkanik, për promovimin e albumit të saj të ri “Matanë malit”.

Koncerti  mbahet më 16 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Kosoves, ne jubileun e parë të festivalit ndërkombëtar “Tingujt e flautit” që po mbahet në Kosovë.
Harta e aktivitetit të Elinës me pas përfshinë koncerte në Tirane (17 dhjetor), Tetove (20 dhjetor) e Shkup (22 dhjetor).

Albumi “Matanë malit” është promovuar së pari në turnetë që Elina ka organizuar në Amerikë, të cilën mediat e atjeshme kanë dhënë vlerësim të lartë. Ky eshte albumi i tretë i kuarteti, publikuar nga  ECM Records që është një homazh ndaj Shqipërisë, album ky që mori çmimin “Jazz Pott Prize” në Esen të Gjermanisë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›