E Diel, 1 Nëntor 2026

Cani: Qytetarë, shmangni pikat ambulatore

Produktet e shitura në pikat ambulatore dhe që ekspozohen në diell rrezikojnë konsumatorët. Shoqata e konsumatove jep alarmin qytetarëve të shmangin çdo blerje të mundshme, sidomos për produktet dhe nënproduktet e mishit, si dhe bulmetin. Në të tilla kushte, shpjegon Islam Cani, kryetati i Shoqatës së Konsumatorëve, qytetarët rrezikojnë të pësojnë helmime.
 

Duke kërkuar vëmendjen e konsumatoreve, Islami i bënë thirrje tregëtarve të mos tregëtojnë asgjë jashtë normave të cilësisë, sidomos kur produktet që ata shesin janë të ndjeshme ndaj temperaturave.
 

Pavarësisht nëse një qytetar vendos të blej produkte në tregje apo markete, ai duhet të jetë i vëmëndshëm për të parë etiketën, datën e skadencës, ngjyrën për të shmangur çdo blerje jashtë cilësisë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›