E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Dugolli, ambasador jorezident në Luksemburg

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, Ilir Dugolli, është akredituar ambasador jorezident në Luksemburg.
Ministria e Punëve të Jashtme e Luksemburgut, përmes një note verbale, ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës me këtë vendim të qeverisë së Luksemburgut.
 

Sipas këtij vendimi, Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Ilir Dugolli, është akredituar si Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Luksemburg, me rezidencë në Mbretërinë e Belgjikës.
 

“Akreditimi i Ambasadorit Dugolli në Luksemburg, është një hap i rëndësishëm në vazhdën e përpjekjeve të shtetit të Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin për shtyp të MPJ-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›