E Diel, 1 Nëntor 2026

Cano takim me ambasadoren e Kinës: Koordinim i projekteve konkrete me ndikim për komunitetet

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e SASPAC, Eridana Cano priti sot në takim kortezie ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Pang Chunxue.

Në fokus të takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kinës, me vëmendje te identifikimi dhe koordinimi i projekteve konkrete me ndikim për komunitetet.

Në njoftimin e SASPAC, thuhet se një nga çështjet e diskutuara ishte donacioni i 10 autobusëve elektrikë për pushtetin vendor, si një nismë në mbështetje të transportit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të shërbimeve publike.

Cano theksoi se SASPAC do të vijojë të mbështesë procesin e identifikimit dhe koordinimit të mundësive për bashkëpunim, me synim kthimin e partneriteteve ndërkombëtare në projekte konkrete.

Ambasadorja Pang Chunxue shprehu gatishmërinë për vijimin e dialogut dhe identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe nxitjen e investimeve, në funksion të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›