E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla e Mesme e Bashkuar në Lapardha plotësohet me terrene sportive

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Shkolla e Mesme e Bashkuar në Lapardha ka përfunduar, ndërsa institucioni arsimor po plotësohet edhe me një terren të ri sportiv, duke krijuar më shumë mundësi për nxënësit dhe fëmijët e komunitetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga godina e rikonstruktuar me standarde bashkëkohore.

“Shkolla e Mesme e Bashkuar në Lapardha të Beratit ka përfunduar, tani po plotësohet edhe me terrenin e ri sportiv, ku nxënësit do të kenë fushën e tyre për basketboll dhe volejboll duke siguruar edhe hapësira përtej orarit mësimor ku fëmijët rriten, bashkëpunojnë, garojnë dhe argëtohen”, u shpreh Rama.

Me përfundimin e terrenit sportiv, shkolla e Lapardhas do të ofrojë një mjedis me kushte dinjitoze për edukimin dhe zhvillimin e nxënësve, duke e kthyer atë në një hapësirë ku mësimi dhe aktiviteti fizik plotësojnë njëri-tjetrin.

1 nga 7

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›