Canovski shpëton koalicionin Cërvenkovski-Thaçi

Sefer Canovski mund të shpëtoj koalicionin LSDM-PDSH. Pas paralajmërimeve nga PDSH se do të prishë koalicionin me LSDM-në, për shkak të qëndrimeve të saj për çështjet që prekin shqiptarët, në mënyrë të vencantë në seancën e fundit ku debatohej për votëbesimin e qeverisë por edhe mosmarrëveshjeve rreth përkrahjes së kandidatit të partisë së Thaçit në Strugë nga LSDM-ja, siç raportojnë mediat maqedonase dy partitë kanë arritur marrëveshje kompromisi.
Sefer Canovski, i cili përflitej si kandidat i mundshëm i LSDM-së për kryetar të Strugës, tani mund të jetë kandidat i PDSH-së, të cilin do ta përkrahe edhe LSDM-ja e Branko Cërvenkovskit. Kjo nënkupton se Zijadin Sela megjithatë nuk do të jetë kandidat i PDSH-së për kryetar të Strugës në zgjedhjet e marsit.
Ndryshe edhe vetë Sefer Canovski në një intervistë të dhënë disa ditë më parë kishte deklaruar se nuk pranon të jetë kandidat për kryetar të Strugës i propozuar nga LSDM-ja. Do të kandidoj vetëm nëse propozohem nga ndonjë parti shqiptare, kishte deklaruar Canovski.