Capdevila mund te mbylle karrieren tek Milan

Mediat gjermane bejne te ditur se mbrojtesi spanjoll i pelqen shume klubit kuqezi dhe mosha e tij e madhe 32 vjec nuk do te ishte pengese per transferimin e tij ne Milanello.
Capdevila eshte nje titullar i padiskutueshem ne krahun e majte te mbrojtjes si ne klubin e tij Villarreal ashtu edhe ne perfaqesuesen spanjolle me te cilen ka arritur dy sukseset e tij me te medha ne karrieren si futbollist Kampionatin Europian ne vitin 2008 dhe Kupen e Botes ne 2010.
Milan e kerkon futbollistin duke filluar qe nga sezoni i ardhshem kur kontrata e Capdevilas me Villarrealin te perfundoje me 30 qershor te 2011 dhe nese kjo kontrate nuk zgjatet spanjolli do te ishte i lire.
Vetem ne kete rast Milan do i ofronte nje kontrate mbrojtesit te majte. Klubi kuqezi nuk eshte i gatshem te paguaje per blerjen e lojtarit spanjollet e Villarrealit.