E Diel, 1 Nëntor 2026

Moratti Benitez mund te ndryshoje situaten

Presidenti i Interit Massimo Moratti ka besim se trajneri spanjoll i zikalterve Rafael Benitez mund te ndryshoje situaten jo te mire ne te cilen ndodhen kampionet ne fuqi.

Benitez eshte ne gjendje te ndryshoje situaten. Trajnerin e kemi zgjedhur pikerisht se ka eksperience eshte i qete dhe ka aftesine per ti bere gjerat si duhet u shpreh Moratti.

Per Benitez nuk ishte e lehte te merrte nje ekip qe i fitoi te gjitha dhe te fillonte nga e para por kjo eshte detyra e tij tani vazhdoi presidenti zikalter.

Duke folur serish per derbin e djeshem te humbur nga ekipi i tij ndaj Milanit Moratti theksoi Thashe qe derbi nuk me pelqeu jo sepse e humbem por sepse nuk ishte nje ndeshje e bukur. Asnje nga skuadrat nuk dha maksimumin. Inter kishte mundesine per te bere dicka kur ishte ne avantazh numerik por nuk beri asgje te vecante. Derbi duhej luajtur me nje mentalitet tjeter nga ana jone.

Persa i perket demtimeve te shumta qe ka Inter dhe nevojes per blerje ne merkaton e dimrit Moratti nenvizoi Kemi nje problem me demtimet por mendoj se trajneri dhe gjithe te tjeret duhet te punojne shume per te kaluar kete moment te veshtire sepse skuadra eshte e mire. Nuk duhet te presim janarin per te reaguar. Eumlshte e njejta skuader qe para tre muajsh arriti maksimumin.

Jam ne dispozicion te degjoj se cfare mund te behet ne janar persa i perket merkatos por nuk e di nese ia vlen te hyjme ne merkato perfundoi Moratti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›