E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello: Beckham mund të na ndihmojë


Përzgjedhësi i kombëtares së Anglisë, Fabio Capello, beson se David Beckham mund të ketë një rol kyç gjatë Kupës Botërore.

Shpresat e Beckham për të luajtur në Botëror u ulën për shkak të një dëmtimi të pësuar muaj më parë, por Beckham së fundi është gjendur në fushë së bashku me Capellon, stafin e tij dhe lojtarët tjerë dhe duket se do të mbetet.

"Beckham është me ne. Ai nuk është trajner, por është i rëndësishëm pasi është një prej simboleve të Anglisë. është e rëndësishme që ai të qëndrojë me ne dhe të mos jetë këtu në pushime".

"Ai dëshiron të qëndrojë dhe kjo është shumë e rëndësishme për lojtarët. Ai mund të na ndihmojë neve në çdo moment. Ai mund të flasë me lojtarët, ai mund të gjejë disa zgjidhje. Ai është pjesë e ekipit, por nuk është trajner", ka thënë italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›