Blair: Kundërshtoj veprimin e komandove izraelite
Përfaqësuesi i Katërshes negociatore për paqen në Lindjen e Mesme, Tony Blair theksoi ditën e premte se bllokada e vendosur nga Izraeli në Rripin e Gazës është joproduktive. Deklarata e ish-kryeministrit britanik u dha në një intervistë të publikuar pas sulmit izraelit kundër flotiljes ndërkombëtare. Ish-kryeministri britanik kërkoi vendosjen e një strategjie në Gaza që izolon ekstremistët dhe ndihmon njerëzit. Pak pas sulmit izraelit që shkaktoi nëntë të vdekur Blair u shpreh i tronditur dhe kërkoi një hetim të plotë për atë që kishte ndodhur. Veprimi i Izraelit u dënua nga të gjitha palët pas sulmit të përgjakshëm nga komandot izraelite kundër flotiljes humanitare. Deklarata e Blair ka qenë nuk ka qenë e vetmja notë proteste ndaj qëndrimit të qeverisë izraelite. Me qindra politikanë dhe liderë botërorë e kanë dënuar ashpërsishte veprimin e komandove izraelite të cilat sulmuan në mënyrë të befasishme një anije me ndihma humanitare që ishte drejtuar për rripin e Gazës.