Capello e pret Bridgen

Selektori i Anglisë, Fabio Capello shpreson që mbrojtësi i Manchester Cityt, Wayne Bridge do të jetë pjesë e Kombëtares në Kampionatin botëror këtë verë.
Pas njoftimeve rreth aferës së bashkëlojtarit John Terry me ish të dashurën e tij, Vanessa Perroncel, Bridge vendosi të tërhiqet nga detyrat ndërkombëtare.
“Jam befasuar. Por, dyert mbesin të hapura për të. Kemi ende kohë. Shpresoj që ai do të jetë me ne në Kampionatin botëror, por e respektoj vendimin e tij” tha Capello.