E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara në FSHF, platforma e Halilit: Futbolli në kushte mjerane

Kandidati per president ne Federaten Shqiptare te Futbollit, Refik Halili ka shpalosur per here te pare platformen e tij me te cilen kërkon te marre drejtimin e qeverise se futbollit ne vend. Duke folur ne studion e “Skaner Kampionat Plus” te gazetarit Gerti çarçani, Halili ka thene se futbolli ne Shqiperi eshte ne kushte mjerane dhe ai kandidon pikerisht per te ndryshuar kete situate duke investuar si fillim ne ndertimin e stadiumeve dhe fushave stervitore.

“Futbolli është në mjerim, vuan. Nga dita në ditë cdo gjë në Shqipëri, nga viti 1990 cdo gje shkon në rritje. Ka zhvillim, ka infrastrukturë, kurse përsa i përket fushës së sportit ajo është e mjerueshme. Po të shikoni stadiumet ato nga dita në ditë rëndohen më shumë në të gjitha drejtimet. Pra ndryshimi i infrastrukturës në terrenet sportive, ndryshimi i stadiumeve, ku mund t’ju jap edhe shembuj se cfarë kam bërë në këtë drejtim dhe kam mundësi të bëj në terrenet sportive padiskutim” tha Halili.

Asambleja Zgjedhore e FSHF-se do te zhvillohet me 9 mars ne Durres, nderkohe qe pervec Refik halilit kaneditate jane Rudi Vata dhe presidenti aktual, Armand Duka. Ky i fundit do te jete i ftuari i radhes te enjten e ardhshme ne “Skaner Kampionat Plus” ne Alsat.

Nertan Prifti

Azhornuar së fundi ( e premte , 26 shkurt 2010 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›