E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capital T me qejf nis agjërimin

Rep këngëtari i njohur i skenës sonë Capital T, ka shpalosur një anë tjetër të tij. Ai përveç se njihet si një artist shumë i pëlqyer nga të rinjtë, tash mund ta njohim edhe si një djalë besimtar.

Ndonëse besimin e tij ai nuk e ka mohuar asnjëherë, vetë këngëtari këtë gjë e ka ritreguar përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka shprehur gëzimin e tij për muajin e madhërishëm të ramazanit dhe agjërimin që ai do të bëjë. “Në pritje të syfyrit me qejf”, ishin fjalët që djali I kishte shkruar në faqen e tij zyrtare./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›