“Katy, një femër e mrekullueshme”

Thashethemet se Katy Perry dhe John Mayer janë ribashkuar po dalin të jenë vërteta. Gjatë një koncerti të fundit të Mayer, ai ka adresuar komplimente para publikut për Katy duke thënë se ajo është e mahnitshme.
Çifti kanë pasur një mardhënie të komplikuar qysh se kur kanë nisur lidhjen ndërkaq, pas shumë ndarje- bashkimesh, ata kanë vendosur ti japin edhe një shans njëri tjetrit.
“Ajo ishte aq e durueshme teksa po përpiqej të më njihte dhe të më donte mua”, ka thënë Mayer në një intervistë dhënë së fundmi./Indeksonline/