Cara Delevingne feston ditëlindjen e 33-të esëll pas dy vitesh luftë me substancat

Cara Delevingne u pa e qeshur ndërsa kthehej në shtëpi me makinë pas festës së ditëlindjes së saj të 33-të në Bar Marmont në Los Angeles, ku e festoi esëll dhe në shoqërinë e personazheve të famshëm si Margot Robbie dhe Jay Hernandez.
Modelja e njohur nisi rrugën drejt rikuperimit në vitin 2022, pas disa pamjeve shqetësuese të saj jashtë aeroportit Van Nuys.
Në prill të këtij viti, ajo konfirmoi për mediet transformimin e saj gjatë Festivalit Coachella dhe theksoi se ishte ende esëll përmes një postimi në Instagram, ku iu përgjigj një ndjekësi: “Jam ende esëll”, shkruan DailyMail.
Në një rrëfim për Vogue, ajo shtoi: “Këtë herë e kuptova që trajtimi me 12 hapa ishte gjëja më e mirë dhe se duhej të mos turpërohesha për këtë. E kundërta e varësisë është lidhja, dhe unë e gjeta vërtet këtë në 12-hapësh”.