E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 32-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin Florian Kalia, 32 vjeç, banues në Thumanë.

32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›