E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caritas Ja ndihma qe kemi dhene per te permbyturit

Shkoder 7 dhjetor NOA - Lidhur me situaten e rende qe po kalojne disa zona per shkak te vershimit te ujerave Caritas Shqiptar me ekipin e tij te emergjences ka nisur punen ne ndihme te personave te prekur nga permbytjet qe muajin e kaluar kur uji demtoi shume shtepi ne Fushe-Kruje.

Keshtu Bashkia e Fushe-Krujes ka besuar nen kujdesin e Caritasit shqiptar nje qender pritje ku jane strehuar familje nga komuniteti rom dhe per to Caritas siguron ushqim veshmbathje dhe artikuj higjeno-sanitare.

Nderkaq me rendimin e situates ne Shkoder ekipi i emergjencave u vendos menjehere ne kete zone dhe asistoi familjet e izoluara nga permbytjet ne Obot kryesisht me buke dhe uje. Shperndarja e tyre u be e mundur ne bashkepunim me pergjegjesit e qendres Orionin. Nderkaq qe prej dates 4 dhjetor Caritasi ka filluar dergimin e produkteve ushqimore dhe sanitare prane Caritas Dioqezan Shkoder nga ku behet shperndarja drejt zonave te permbytura.

Gjithashtu ekipi i Emergjencave te Caritasit po pergatit projektin per te lehtesuar rikthimin e familjeve te evakuara ne shtepite e tyre.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›