E Diel, 1 Nëntor 2026

Rektoret leje te ministri preket autonomia e universiteteve



Anilejda Shembitraku

Pas ligjerimit te udhezimit te ministrit te Arsimit dhe Shkencave ne lidhje me procedurat per kerkesen e lejes per te dhene mesim jashte institucionit qe drejtojne te rektoreve apo te ngjashmeve me ta gazeta Albania publikon mendimet pro dhe kunder. Eshte jashte cdo logjike qe nje rektor qe drejton nje institucion me ngarkese te konsiderueshme pune te kerkoje qe te jete i lire te jape mesim jashte ketij institucioni brenda apo jashte vendit - ka deklaruar ne nje prononcim te dhene per gazeten Albania rektori i Universitetit Politeknik Jorgaq Kacani. Sipas tij kjo kerkese nuk mund te jete e arsyeshme nisur nga fakti qe rektorit i jane ulur nga programi vjetor 50 ore mesimi ne menyre qe ai te kete kohe qe te merret me problematikat e ndryshme qe ka universiteti.

Kundershtimi
Nje opinion krejtesisht te kundert ka dekani i Fakultetit te Filologjise Shezai Rrokaj sipas te cilit ndryshimet ne ligj prekin autonomine e universiteteve. Qe ne momentin qe dicka kthehet ne ligj eshte e logjikshme qe duhet te zbatohet por ne kemi qene krejtesisht kunder ndryshimeve pasi ato prekin autonomine e institucionit arsimor. Rektori nuk eshte nje i punesuar i ministrit te Arsimit vendoset me vota te lira dhe eshte i dekretuar nga Presidenti i Republikes dhe logjikisht nuk ka pse te kerkoje leje te ministri per veprimtarite e tij - ka deklaruar Rrokaj ne nje prononcim te dhene per gazeten Albania. Ai ka theksuar qe ndryshimi i ligjit eshte nje pengese qe i behet dijes. Autoritetet drejtuese rektore dhe ato te njesuar me to mund te angazhohen me kohe te pjesshme ne veprimtari mesimdhenieje kerkimi apo ne veprimtari te tjera ne institucionet e tjera te arsimit te larte publik ose privat brenda ose jashte vendit pas miratimit te ministrit te Arsimit dhe Shkences - thuhet ne udhezimin e MASH-it.

Kerkesa
Rektoret e universiteteve publike ose te ngjashmit me ta duhet te bejne nje kerkese prane ministrit te Arsimit. Procedura per miratim kryhet me dosje ne perberje te se ciles duhet te jete dokumentacioni i meposhtem Kerkesa personale ku shpjegohet qellimi i veprimtarise mesimdhenese kerkimore apo veprimtarive te tjera ne institucionet e tjera te arsimit te larte publik ose privat brenda ose jashte vendit. Ne kerkese te percaktohet edhe emri i zevendesrektorit qe zevendeson titullarin gjate periudhes qe eshte i angazhuar me kohe te pjesshme jashte vendit. Ftesa nga institucioni prites ku percaktohet veprimtaria mesimore apo kerkimore si dhe kohezgjatja e saj. Moduli apo projekti kerkimor qe do te zhvillohet ne institucionin prites. Deklarate qe verteton se angazhimi me kohe te pjesshme ne veprimtari mesimdhenieje kerkimi apo ne veprimtari te tjera ne institucionet e tjera te arsimit te larte publik ose privat brenda ose jashte vendit nuk pengon funksionimin e institucionit qe ai drejton.

Rruga
Pergatitja e dosjes

Dosja i paraqitet ministrit te Arsimit dhe Shkences jo me vone se 30 dite perpara fillimit te veprimtarise mesimdhenese kerkimore apo veprimtarive te tjera ne institucionet e tjera te arsimit te larte publik ose privat brenda ose jashte vendit. Ministri i Arsimit dhe Shkences pas shqyrtimit te dosjes se paraqitur ka te drejte ti kerkoje autoritetit drejtues rektor dhe te njesuar me te dokumentacion plotesuar ose sqarues. Ministri i Arsimit dhe Shkences miraton kerkesen per angazhimin me kohet te pjesshme
ne veprimtari mesimdhenieje ne institucionet e tjera te arsimit te larte publik ose privat brenda ose jashte vendit per cdo vit akademik.

Miratimi
Periudha e angazhimeve te rektorit percaktohet nga ministri

Kerkesa per angazhim me kohe te pjesshme ne veprimtari kerkimore apo ne veprimtari te tjera ne institucionet e tjera te arsimit te larte publik ose privat brenda ose jashte vendit miratohet
per periudhen e vleresuar nga ministri i Arsimit dhe Shkences mbeshtetur ne kohezgjatjen e percaktuar nga institucioni prites. Miratimi apo refuzimi i kerkeses i njoftohet me shkrim autoritetit drejtues rektor dhe te njesuar me te. Ngarkohet kabineti i ministrit te Arsimit dhe Shkences dhe autoritetet drejtuese rektor dhe ato te njesuar me to te institucioneve te arsimit te larte per zbatimin e ketij udhezimi.

Permbytjet
Vasili Te kontrollohet cilesia e ujit te pijshem

Permbytjet ne zonen e Nen-Shkodres kane renduar dhe situaten higjieno-sanitare per shkak te bllokimit te te gjitha pusetave dhe kolektoreve te ujerave te zeza. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili i cili ndodhet prej disa ditesh ne Shkoder ka deklaruar se po mbahen ne kontroll te vazhdueshem te gjithe ujesjellesit dhe eshte nderprere furnizimi me uje i banoreve atje ku jane konstatuar probleme. Masa kryesore eshte sigurimi i sherbimit shendetesor ne zonat e permbytura por edhe ne zona te tjera. Prioritet absolut eshte kontrolli i ujit te pijshem. Nga analizat e deritanishme uji eshte i paster ndersa ne ato zona ku ka pasur defekte eshte nderprere menjehere furnizimi dhe eshte shperndare per banoret uje i kontrolluar dhe i ambalazhuar - tha Vasili. Ministri sqaron se derisa uji te jete i pranishem mbi siperfaqe prioritet eshte vetem asistenca shendetesore e banoreve nderkohe qe me fillimin e terheqjes se ujit do te nise menjehere dezinfektimi i te gjithe zones. Persa u perket kushteve higjieno-sanitare te vendbanimeve ku po strehohen te evakuuarit ministri i Shendetesise shprehet se ne cdo vendim qe merr Shtabi i Emergjences per strehim merren parasysh parametrat higjieno-sanitare te pakten per ato vendbanime qe do te duhet te improvizohen.

6 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›