E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carla Bruni i kthehet modelimit

Për pesë vjet ajo shijoi jetën si zonja e parë e Francës përkrah bashkëshortit Nicholas Sarkozy, i cili ishte president i vendit nga viti 2007 deri më 2012.

Aktualisht kur Sarkozy humbi në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në vend, Carla Bruni, po kthehet te jeta e saj e mëparshme si modele dhe këngëtare.

Ajo është bërë fytyra e kampanjës së re të Bulgari, fotografi të realizuara nga Terry Richardson, që e bëjë atë të rifilloi për herë të parë punën e vjetër që kur burri i saj la Pallatin Elize.

E veshur elegante dhe rrezatuese Carla ka treguar vetëbesimin dhe bukurinë e saj stolisur me bizhuteritë e Bulgari.

Në moshën 19 vjeçare Carla ishte modele e Chanel, Dior, Givenchy, Chanel dhe Yves Saint Laurent. Ajo krijoi emrin dhe pasurinë si modele por shijoj 10 vjet pushim nga kjo punë për të për qëndruar tërë energjinë në karrierën muzikore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›