Malaj: Ekonomia sfida më e madhe e qeverisë Rama, auditimi nga KLSH
Një program i detajuar qeverisës për ta çuar vendin drejt rritjes ekonomike do të jetë sfida më e madhe e qeverisë Rama, e cila pritet të mandatohet në shtator. Ish-ministëri i Financave dhe deputet i legjislaturës së shkuar,zoti Arben Malaj, deklaroi në RTV Ora News se financat e vendit janë tepër delikate, por kjo nuk përjashton mundësië që kjo qeveri të jetë e suksesshme. Ndërsa foli për instrumentët e domosdoshëm për të çuar përpara këtë objektiv, Malaj tha se opsioni më optimal është që qeveria të njohë borxhet ndaj biznesit, duke i bërë ato pjesë të një buxheti afatmesëm.
Mazhoranca aktuale u testua në një votim elektoral, qeveria do ketë kohën e nevojshme për startuar, çdo investim do bëhet nga rezultatet konkrete. Mazhoranca në ikje duhet të marrë parasysh sfidat që ka vendi, ka angazhime premtuese nga ndërkombëtarët për marrjen e statusit në shtator, andaj agresiviteti pozitë-opozitë nuk duhet të cënojë vendin. Qeveria vjen në një moment të vështirë ekonomik. Rritja ekonomike do instrumentat e saj, të ketë para që qarkullojnë më shpejt. Qeveria duhet të ketë politika financiare për të hedhur në treg, mundësia më e mirë është sektori privat, do mund ti jepte një frymëmarrje ekonomisë. Situata është e vështirë, por është mundësi që qeveria e re të jetë më e qartë për atë që do bëjë. Marrëdhëniet me biznesin privat duhen përmirësuar. Opsionet janë të shumta, e para të bllokohen shpenzimet për të ruajtur deficitin por duhet përjashtuar sepse do sillte pasoja në shërbime, infrastrukturë. Momenti i dytë është që shpenzimet të bëhen por mos të paguhen, por kjo do thellonte borxhin. Mundësia tjetër është që borxhet të njihen dhe të bëhen pjesë e një buxheti afatmesëm dhe kjo është mënyra më e mirë që duhet të zbatohet. Nëse nisim nga reformat dokumenti më i mirë është programi i qeverisë, i cili do miratohet në parlament. Dokumentat lënë të kuptohet mbi vizionin e qeverisë. Gjeja e parë është reforma kushtetuese, administrative, rregullat fiskalë. Mundësia për sukses është më e plotë, por gjithnjë varet nga kapacitetet, transparenca tha ai.