E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çarls Lëklerk, “pole-position” i parë në Bahrein

Formula 1 dhe Kampionati i saj Botëror tashmë ka nisur garimin, ndërsa në mënyrë ekskluzive është duke ardhur në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Çmimi i Madh i Bahreinit ishte ngritja e siparit, kurse e shtuna pasdite ka sjellë shumë emocione në tre seritë e garave kualifikuese, apo Pole-Position. E në përfundim të këtyre kualifikueseve, Pole-Position i parë i vitit 2022 i ka takuar pilotit të Ferrarit, Çarls Lëklerk, i cili kronometrin e tij e ka ndalur në 1’30”558.

 Piloti nga Monako i Ferrarit është vendosur dhjetë të qindtat përpara kampionit në fuqi të Botës, Mark Verstapen, që makinën e tij të Red Bull e ka ndalur në vendin e dytë duke qenë 6 të mijtat përpara Karl Sainz, i cili në vendin e tretë e mban Ferrarin në podiumin e Pole-Position. Pra ende pa përfunduar zyrtarisht gara e Bahreinit, Ferrari ndodhet në tre vendet e para, ndoshta duke hedhur që tani kandidaturën për të qenë dominuesja e Botërorit të sivjetëm të Formula 1.

Në vendin e katërt Red Bull i Perez, kurse koha e pestë e kualifikueseve i ka takuar britanikut Hamilton thuajse shtatë të dhjetat larg nga vendi i parë. Një rezultat shumë të mirë ka marrë Botas, që në debutimin e tij me Alfa Romeo zë vendin e gjashtë. Një nisje me “malore” për Rasëll dhe Mercedesin e tij, që është vetëm i nënti. Mirë mund të konsiderohet gara për Manjusen dhe makinën e tij Has, ndërsa ishte i shtati. Plotësojnë dhjetëshen e parë të radhës së nisjes në këtë Çmim të Madh të Bahreinit, Alonso dhe Gasli.

Çmimi i Madh i Bahreinit, duke nisur nga ora 16:00, do të vijë të dielën drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar si të gjitha garat e këtij viti.

NISJA

Radha e parë

  1. Charles Leclerc (Ferrari)
  2. Max Verstappen (Red Bull)

Radha e dytë

  1. Carlos Sainz (Ferrari)
  2. Sergio Perez (Red Bull)

Radha e tretë

  1. Lewis Hamilton (Mercedes)
  2. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)

Radha e katërt

  1. Kevin Magnussen (Haas)
  2. Fernando Alonso (Alpine)

Radha e pestë

  1. George Russell (Mercedes)
  2. Pierre Gasly (AlphaTauri)

Radha e gjashtë

  1. Esteban Ocon (Alpine)
  2. Mick Schumacher (Haas)

Radha e shtatë

  1. Lando Norris (McLaren)
  2. Alexander Albon (Williams)

Radha e tetë

  1. Guanyu Zhou (Alfa Romeo)
  2. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)

Radha e nëntë

  1. Nico Hulkenberg (Aston Martin)
  2. Daniel Ricciardo (McLaren)

Radha e dhjetë

  1. Lance Stroll (Aston Martin)
  2. Nicholas Latifi (Williams)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›