Çelsi, në gjysmëfinale të FA Cup

Chelsea është gjysmëfinalistja e parë e FA Cup 2021-22. Në stadiumin Riverside, vendasit e Middlesbrough janë mundur 2-0 dhe mbyllin kështu në çerekfinale një rrugë që megjithatë mbetet e shkëlqyer në këtë FA Cup, pasi kanë eliminuar Manchester United dhe Tottenham. Lukaku (15′) dhe Ziyech (31′) e adresojnë sfidën në favor të bluve në pjesën e parë. Pjesa e dytë është një menaxhim i pastër për njerëzit e Tuchel, të cilët vazhdojnë për më tej në këtë kompeticion.
Peripecitë korporative të Chelseat vazhdojnë të mos ndikojnë në rezultatet e Bluve. Në fakt, që kur shpërtheu çështja Abramovich, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka arritur gjashtë fitore radhazi në garat zyrtare (është numri 12 në 13 të fundit). Kjo e fundit, sipas rendit kronologjik, e dërgon skuadrën londineze në gjysmëfinalen e FA Cup.