E Diel, 1 Nëntor 2026

Casillas: Mourinho të uroj fat, nuk të mbaj inat

Iker Casillas i ka uruar fat Jose Mourinhos në rikthimin e tij tek Chelsea. Portieri i Real Madridit tha se nuk mbanë inat në Jose Mourinhon, por se e demantoj Mourinhon duke thënë se ai ishte i gatshëm për ndeshjen me Osasunën.

"Mourinho ka filluar një aventurë të re dhe unë dua ti uroj fat. Unë dëshiroj që ai të arrij të gjitha të mirat te skuadra e re. Te Reali unë kam respektuar urdhërat e tij, gjë e cila është normale. Për fat të keq ai dhe ne nuk kemi arritur objektivat tona që ishin triumfi në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit.

Ndaj tij asnjëherë nuk kam patur inat, e as që do mund të kem ndonjëherë. Unë isha i gatshëm për ndeshjen me Osasunën, por Mourinho nuk mendoj për të më futur në lojë. Unë i falënderohem Vicente Del Bosques për besimin që ma ka dhënë në kombëtaren spanjolle" deklaroj Casillas./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›