Casillas synon edhe tetë vite te Real

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, mendon se ai do të qëndrojë edhe tetë vite të tjera tek Reali.
Casillas ka zbuluar se ëndërr e tij është t`i japë fund karrierën me Los Blancos kur të mbushë 39 vjeç, pasi të ketë plotësuar tre dekada me gjigantin spanjoll.
“Do të ishte realizim ëndrre dhe një kënaqësi e vërtetë të përfundoj karrierën te klubi ku kisha privilegjin ta filloj kur isha vetëm nëntëvjeçar. Kam kontratë deri sa të mbush 36 dhe ëndërr e imja është të përfundoj kur të mbush 39 vjeç”.
“Po ashtu jam i vetëdijshëm se po bëhet gjithnjë e më vështirë, ka më shumë kërkesa në ju, gjithmonë ka të tillë të cilët e vendosin shkopin më lartë dhe njerëzit nuk të lejojnë të mbetesh nën të. Është një përgjegjësi shtesë për mua”, ka thënë Casillas për faqen zyrtare të Realit.