E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përjashtohet për 4 vjet peshëngritësi Hysen Pulaku

Federata Botërore e Peshëngritjes ka përjashtuar për 4 vjet nga aktivitetet ndërkombëtare peshëngritësin shqiptar Hysen Pulaku.
 

Vendimi i Federatës Botërore të Peshëngritjes është marrë pasi peshëngritësi Pulaku rezultoi pozitiv në testin antidoping gjatë Lojrave Olimpike Londër 2012.
 

Gjithashtu në vendim kërkohet nga Federata e Peshëngritjes të paguajë edhe një gjobë prej 5 mijë dollarësh.
 

Peshëngritësi shqiptar Hysen Pulaku rezultoi pozitiv edhe në testing B anti-doping të bërë nga WADA dhe ICO në Lojërat Olimpike Londër 2012.

Elbasanasi që do të garonte në peshën 77 kg nuk e pranoi rezultatin e testit A, duke kërkuar të bëjë testin B të analizave, por edhe këtu ka rezultuar pozitiv duke u përjashtuar përfundimisht nga Olimpiada.
 

Pas përjashtimit nga Lojrat Olimpike tashmë peshëngritësi elbasanas nuk do të marrë pjesë në asnjë aktivitet ndërkombëtar për 4 vjet.
 

Kjo është një ngjarje shumë e rëndë për sportin e peshëngritjes, pasi në harkun kohor të pak muajve kanë rezultuar me doping tre sportistë kandidatë për Lojërat Olimpike. Në fillim ishte Ilir Suli, më pas Erkand Qerimaj dhe së fundmi ishte 20-vjeçari Hysen Pulaku.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›