E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cassano-Samp perfundimisht divorc

Sulmuesi italian Antonio Cassano eshte ndare perfundimisht nga ekipi i Sampdorias pas nje grindjeje me presidentin e klubit Riccardo Garrone.

Ka qene vete klubi qe ka prishur ne menyre te njeanshme kontraten me fantazistin per shkak te sjelljes se tij.

Per kete arsye Garrone ka ngritur ndaj sulmuesit nje procedim disiplinor nga i cili pret ndeshkimin maksimal te lojtarit.

Nderkohe skuadra ka zhvilluar sot stervitjen perfundimtare per ndeshjen e kesaj jave ku Cassano nuk eshte paraqitur.

Shoket e tij te skuadres te pyetur nga mediat italiane kane refuzuar te bejne komente.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›