E Diel, 1 Nëntor 2026

Josa Flamurtari nje ekip i serte e mundim me agresivitet

Gasper MARKU - Me ardhjen ne krye te Vllaznise te teknikut Josa ndryshimet ne kampin kuqeblu kane filluar te ndjehen jo vetem ne fushen e stervitjes apo edhe ne alternativat qe ai po perzgjedhe ne lidhje me ndertimin e formacionit. Por nje gje e tille po vihet re edhe ne marredheniet qe ai po kerkon te vendose me shtypin. Kjo u pa qarte edhe ne konferencen e shtypit e organizuar ne mesditen e se premtes ku sipas drejtuesve te klubit tij do te vijoje te jete e pranishme edhe ne javet e ardhshme madje jo vetem nga ana e trajnerit por duke vene ne ndispozicion edhe futbolliste te ndryshem te skuadres kuqeblu

Gjate fjales e tij tekniku shkodran eshte perpjekur te jete i kujdesshem qe te mos beje krahasime me paraardhesin e tij Mojash Radonjic gje qe ne nje fare menyre ia ka kerkuar edhe gazetareve qe ne kronikat e tyre mos te ndalen shume ne kete teme. Ne lidhje me takimin e radhes ku do te kete perballe vlonjatet Josa nuk ka preferuar te jape deklarata euforike por duke i dhene vleresimet e duhura edhe skadres kundershtare ka thene se do te futen ne fushe me nje formacion sulmues duke kerkuar nje rezultat pozitiv.

Kundershtari

Kemi perballe nje skuader e cila nuk e ka treguar veten si duhet sidomos ne udhetime ne ndeshjet jashte. Por eshte nje skuader e serte. u shpreh tekniku i kuqebluve Mirel Josa nje dite perpara ballafaqimit Vllaznia-Flamurtari takim i cili eshte programuar te luhet ne oren 16.00 ne stadiumin Loro Borici te Shkodres.

Porsado e serte qe te jete ajo skuader ne do ti pergjigjemi me agresivitet per ta mundur. ka vijuar Josa duke qene i mendimit se agresiviteti eshte elemeti kryesor qe duhet te rritet nje shkalle me lart tek skuadra ne keto momente. Pasi e ka studiuar skuadren nga distanca ne 4-5 ndeshjet e fundit por sidomos edhe ne ditet stervitore te kesaj jave Josa eshte i mendimit se ekipi ka nevoje te shtoje patjeteer agresivitetin ne fushen e lojes. Futbolli nuk luhet vetem kur ke topin ne kembe por futbolli luhet edhe kur e kap topin kundershtari vijon mendimi i Joses.

Nderkohe duke vijuar te flase per pragndeshjen i rikthyeri ne pankinen e shkodrane thote se Flamurtari eshte nje skuaer e forte nje skuader qe ka pretendimet e veta ne kampionat ashtu sic ka edhe ekipi yne. Ne luajme ne fushen tone dhe duhet te jemi shume luftarake per ta perballuar me sukses kete ndeshje.

Ndryshimet

I pyetur per ndryshimet e perfoluara gjate ketyre diteve qe pritet te kete Vllaznia ne kete ndeshje Josa e pranon se do te kete te tilla. Po ndryshime besoj se do te kete. Do te shohim keto ndryshime qe do te bejme tashti dhe gjate kohes ne vazhdim. Do te shohim se cfar beme mire dhe cfare beme keq per te pare me pas se cfar ndryshimesh te tjera mund te bejme qofte ne vendosje qofte ne lojtare me individialitetet se kush do te luaje. u pergjigj ai.

Ndersa per piken me te diskutueshme ate te vijes se pare aty ku homologu i tij Radonjic ka preferuar te luaje me vetem me nje sulmues Josa ka bere te ditur se ne fushe do te jene nga minuta e pare qe te dy sulmuesit kryesore kapiteni Vioresin Sinani dhe serbi Marko Jovanovic. Nderkohe nje tjeter ndryshim ne krahasim me parardhesin e tij Josa pritet te beje edhe ne repartin e mbrotjes me aktivizimin e Amarildo Belishes duke lene ne stol serbin Jasic apo edhe te dyshes Nallbani-Shtubina ne mesfushe. Te gjitha keto pritet ti japin suksesin e duhur teknikut Josa per ta nisur mbare startin e ketij rikthimi tek kuqeblute me nje fitore tre pikeshe cka do ti hapte rruge me pas projektit te planifikuar nga presidenti Fushaj ne realizimin e pese fitoreve radhazi sic pati bere Josa edhe ne debutimin e para shume viteve kur pati zevendesuar ne pankine gjermanin Ulrih Shulze.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte 29 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›